“Apet kjo me shamija e me mjekrra kah merret!”/ Arbana Xharra ‘shpërthen’ pas debatit të shumëpërfolur

Aktuale

“Apet kjo me shamija e me mjekrra kah merret!”/ Arbana Xharra ‘shpërthen’ pas debatit të shumëpërfolur

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 15:12
Arbana Xharra

Në debatin për lejimin e shamisë në shkolla u përfshi edhe gazetarja Arbana Xharra, e cila njëherësh ka reaguar më së shumit për radikalizmin islam në Kosovë në vitet e fundit.

Ajo përmes një postimi në Facebook se ky fenomen nuk luftohet tu shkru statusa në Facebook ulun nëpër kafe të Prishtinës.

Gjithashtu, Xharra përmendi disa nga deklaratat me të cilat është përballur sa herë që ka reaguar në lidhje me këtë temë.

“Arbana na lodhi tu folë për fe, apet kjo me shamija e me mjekrra kah merret”… “Ska gjo prej kësaj pune me korrupsion kemi problem, le se pak janë keta”…, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rrafsh tash 10 vjet kur kam nise me u marre me radikalistat islamista ne Kosove, shume prej jush qe sot iu paska dale gjumi keni bo hajgare me mu tu nejt vet kafeve tane diten. “Arbana na lodhi tu fole per fe, apet kjo me shamija e me mjekrra kah merret”… “Ska gjo prej kesaj pune me korrupsion kemi problem, le se pak jane keta”… keto mi kane thene edhe disa kolege te mi gazetare. Une sjam marre me statuse po iu kam shku neper shpija ekstremistave islamist. Nuk luftohet ky fenomen tu shkru statusa ne Facebook ulun neper kafe te Prishtines. A e mbani mend kur ka qene hulumtimi i fundit i publikum per financim te ekstremistave per rrjetin e tyre prej Kosoves qe shtrihet edhe ne shtete tjera te Ballkanit…per lidhjet e politikes me grupe radikale qe financohen nga Lindja e Mesme…??? Une s’di qe kam lexu dicka ne 4-5 vitet e fundit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat