Për mos me u harru, fotografi tregon si e vranë Xhemajl Mustafën 47 vjeҫ

Aktuale

Për mos me u harru, fotografi tregon si e vranë Xhemajl Mustafën 47 vjeҫ

Nga: H.O. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 20:39
Xhemajl Mustafa

Fotografi Ilaz Bylykbshi në një postim të tij në Facebook ka sjellë disa foto të realizuara të Xhemajl Mustafës.

Ai shkruan se fotografia e tregon personalitetin e tij, thellësinë e mendimit dhe urtësinë, ashtu siç ishte gjithmonë.

Postimi i plotë:

Për mos me u harru: Xhemajl Mustafa

Xhema u vra me 23 nëntor 2000 kur kishte vetëm 47 vjet. Miku, njeriu modest, kritiku, publicisti, autori i librave, njëri nga iniciuesit e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Udhëheqës i LDK-së, këshilltar politik i presidentit, Ibrahim Rugova.  Fotografia e tregon personalitetin e tij, thellësinë e mendimit dhe urtësinë, ashtu siç ishte gjithmonë. I lumtur që kisha shumë foto të  Xhemës tonë në arkiv, të paharrueshmit, për të cilin ne shokët e tij kur takohemi, flasim me te e për te si të jetë aty me këtë pamjen që duket edhe në foto.

Foto.Ilaz Bylykbashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat