Fluks pritjesh në Merdarë

Aktuale

Fluks pritjesh në Merdarë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së dielës, kryesisht në dalje.

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në katër orë, ndërsa radha e automjeteve është mbi një kilometër.

Në hyrje pritjet janë deri në 15 minuta ndërsa nuk raportohet radhë të mjeteve.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 500 metra.

Në hyrje, pritjet janë deri në 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat