​Bie numri i të infektuarve me COVID-10

Aktuale

​Bie numri i të infektuarve me COVID-10

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19, javë më parë ishte me mijëra por ditëve të fundit ky numër është në rënie.

Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë 1.230 testime, ku 393 persona kanë dal pozitiv me COVID-19.

Në këtë raport nuk është raportuar për të vdekur, derisa janë shëruar 928 persona.

Në rënie është edhe numri i rasteve aktive me gjithsej 5.992.

E të vaksinuar në 24 orët e fundit janë vetëm 7 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat