Nga sot, 6 orë rrymë e më pas 2 orë reduktime

Aktuale

Nga sot, 6 orë rrymë e më pas 2 orë reduktime

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 23:24 Përditësuar në ora: 07:59 më 15.08.2022
Foto ilustrim

Nga sot rikthehen reduktimet e energjisë elektrike

Që nga sot në Kosovë do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike.

Siç ka njoftuar KEDS të dielën, do të ketë 6 orë rrymë e më pas 2 orë reduktime.

Këto ndërprerje fillojnë prej orës 8, me kërkesë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), drejtuar KEDS-it – shkak i mungesave të energjisë elektrike si pasojë e krizës globale të energjisë.

“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim.

Kosova, por edhe shtete të tjera dimrin e kaluar u përballën me krizë energjetike. Por ky dimër është paralajmëruar më i vështirë sa i përket stabilitetit energjetik shkak i çrregullimeve të tregjeve ndërkombëtare.

Por sipas kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut “Qeveria është vëzhguese në këtë drejtim”, pasi sipas tij “Qeveria e Kurtit s’po e ndërmerr asnjë vendim përballë situatës me rrymën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat