Ҫitaku i kërkon Kurtit të lërë luftërat imagjinare: Në mes të gushtit reduktime 6 me 2, po dimrit?

Aktuale

Ҫitaku i kërkon Kurtit të lërë luftërat imagjinare: Në mes të gushtit reduktime 6 me 2, po dimrit?

Nga: H.O. Më: 15 gusht 2022 Në ora: 08:47
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook ka reaguar pas paralajmërimit për reduktime të rrymës në Kosovë.

Ajo shkruan se derisa 6-2 orari në mes të gushtit, si do të jetë dimri në Kosovë.

Ҫitaku ndër të tjera shkruan se ‘sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare’.

Postimi i plotë:

6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.

Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.

Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat