Reduktimet e rrymës/ Deputetja Bytyçi: Qeveria Kurti po dështon në çdo sferë

Aktuale

Reduktimet e rrymës/ Deputetja Bytyçi: Qeveria Kurti po dështon në çdo sferë

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2022 Në ora: 10:59
Albana Bytyqi

Qytetarët e Kosovës po përballen me reduktimet e rrymës. Kështu kanë njoftuar nga KEDS.

Për këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, duke thënë se kjo qeveri po ka vetëm regrese dhe po dështon në çdo sferë.

Postimi në Facebook:

Menaxhim i mrekullueshëm i energjisë elektrike nga Qeveria Kurti. BRAVO ju qoftë! Këso regresi na duhet. Dështim në çdo sferë.

Nuk ka ditë që qytetarët tanë nuk po përballen me lajme të këqija që ia rëndojnë jetesën.

S’ka ku shkon më keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat