Mërgimtarët kthehen në shtetet ku jetojnë, rreth tri orë pritje në Merdarë

Aktuale

Mërgimtarët kthehen në shtetet ku jetojnë, rreth tri orë pritje në Merdarë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa mërgimtarët janë duke u kthyer në shtetet evropiane.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë pritjet mbi dy orë teksa kolonat janë të gjata deri në 1000 metra.

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare janë deri në 5-10 minuta.

Ndërsa pritjet në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë deri në  90 minuta ndërsa në hyrje deri në 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat