Reduktimet e rrymës/ Adriatik Kelmendi tregon kush pëson më së shumti nga kjo dhe paralajmëron këtë gjë

Aktuale

Reduktimet e rrymës/ Adriatik Kelmendi tregon kush pëson më së shumti nga kjo dhe paralajmëron këtë gjë

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2022 Në ora: 12:11
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se nga kjo humbin bizneset duke shkruar edhe më keq, te qytetarët.

Tutje, Kelmendi tregon rrjedhën çfarë do të ndodhë nëse humbin bizneset nga kjo, duke shtuar se i zi nuk është vetëm terri.

Shkrimi në Facebook:

Kemi hyrë në spirale të zezë dhe të rrezikshme!

Qytetarët e varfër të Kosovës, po bëhen edhe më të varfër.

Nëse pandemia, kriza energjetike, shtrenjtimi i derivateve dhe lufta në Ukrainë kanë bërë që jeta e qytetarit të shtrenjtohet, reduktimet e rrymës do ta shtyjnë këtë edhe për një shkallë më tej.

Me reduktime të rrymës pësojnë të gjithë, por fillimisht pësojnë bizneset për të kaluar edhe më keq te qytetarët.

Bizneset për të operuar duhet të përdorin gjeneratorë. Gjeneratorët punojnë me benzinë. Benzina është shtrenjtuar. Rrjedhimisht, humbja ka gjasa të nxjerret në rritje çmimesh.

Shteti mund të ndërhyjë vrazhdë që bizneset të mos rrisin çmimet, po pastaj rrezikohet që t'u pamundësohet operimi i bizneseve dhe kështu disa prej tyre edhe mund të falimentojnë.

Nëse falimentojnë bizneset, kjo nënkupton edhe humbje të vendeve të punës.

Nëse humben vendet e punës, kjo i bie varfërim edhe më i madh.

Kështu siç po e shohim gjendjen, nuk jemi mirë.

E edhe më keq është se nuk po e shohim se dikush po merret seriozisht me këtë punë, që nesër kjo spirale e zezë të mos na çojë edhe më poshtë!

I zi nuk është vetëm terri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat