​Memli Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Mirënjohje e përhershme për kontributin e tij

Aktuale

​Memli Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Mirënjohje e përhershme për kontributin e tij

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 16:56
Arbën Xhaferi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar politikanin Arbën Xhaferi në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Xhaferi do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare, si dhe kontributin në kultivimin e vlerave të demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e më gjerë.

“Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastrukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare - Arbën Xhaferi.

Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat