Fluksi në vendkalimet kufitare, nuk ka pritje të gjata

Aktuale

Fluksi në vendkalimet kufitare, nuk ka pritje të gjata

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Gjendja aktuale në të gjitha pikat e vendkalimeve kufitare në Kosovë është pa pritje të theksuara krahasuar me ditët e kaluara.

Në Merdare pritjet në hyrje janë 5 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolonë, ndërsa në dalje ka kolonë prej 20 metrash dhe pritjet janë po ashtu 5 deri në 10 minuta.

Kolonë më e gjatë raportohet në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë, ku pritjet në dalje janë 20 minuta dhe radhët e veturave janë deri në 100 metra. Për të hyrë në këtë pikë kufitare duhet pritur 5 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolonë.

Gjendje e ngjashme është edhe në pikën tjetër të kalimit kufitar Muçibabë ku në dalje kolona është 100 metra e gjatë dhe pritjet e udhëtarëve janë 20 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë 10-15 minuta, por nuk ka kolonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat