​Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit fushor "Defender Europe 23"

Aktuale

​Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit fushor "Defender Europe 23"

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit "Defender Europe 23". 

Sipas Mehajt, përgatitjet janë duke vazhduar.

“Ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi janë duke vazhduar. Në "Defender Europe 23", ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente.

Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane. Ushtrimi "Defender Europe 23", do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat