“Ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato” / Deklarohet kryeministri Kurti

Aktuale

“Ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato” / Deklarohet kryeministri Kurti

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 13:31
Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka deklaruar se 1 shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje për BBC serbe, nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të një marrëveshjeje tjetër në takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

”1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha Kurti.

”Prishtina do të vazhdojë fushatën për ndërrimin e targave, Beogradi është i shqetësuar sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë”, ka thënë kryeministri Kurti mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat