Refuzoi festën që të takohet me presidentin e Shqipërisë / Skënder Hyseni reagon ashpër, ja si e quan veprimin e Abdixhikut

Aktuale

Refuzoi festën që të takohet me presidentin e Shqipërisë / Skënder Hyseni reagon ashpër, ja si e quan veprimin e Abdixhikut

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2022 Në ora: 14:16
Skënder Hyseni

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar që ta takoi presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, siç raportohet në media.

Për këtë ka reaguar Skënder Hyseni i ka kritikuar ashpër Abdixhukin, madje veprimin e tij e ka quajtur skandal politik infantile.

Ai ka edhe një pyetje për Abdixhikun, “përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Swiss Diamond???!!!.

Postimi në Facebook:

Lumir Abdixhiku shkaktoi një skandal politik infantil!

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me krerët e partive politike, thuhet në njoftimet e medias.

Ndërkohë që thuhet poashtu se “Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, paska refuzuar takimin me presidentin Bajram Begaj, duke mos respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit”.

Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së.

Pa dashur të futem në detajet e protokolit, me duhet të konstatoj se Abdixhiku me krekosjen e tij, paska shkaktuar një skandal politik e diplomatik tërsisht të panevojshëm në komunikimet aq të rëndësishme ndërshqiptare.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është seli, e përtej selie e çdo partie politike parlamentare në Kosovë.

Shtrohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Swiss Diamond???!!!

Skender Hyseni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat