Në prag të takimit me Vuçiqin, Kryeministri Kurti takohet me shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorët e Quint-it

Aktuale

Në prag të takimit me Vuçiqin, Kryeministri Kurti takohet me shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorët e Quint-it

Nga: A.M. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:00
Foto nga takimi

Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, përcjell "Bota sot".

Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

U bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Përveç këtyre detaje, zyra e kryeministrit nuk dha më shumë informacione për këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat