Spahiu: Si mund serbët ta pranojnë, kur shumë shqiptarë s’besojnë që Kosova do të ekzistojë?

Aktuale

Spahiu: Si mund serbët ta pranojnë, kur shumë shqiptarë s’besojnë që Kosova do të ekzistojë?

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:04
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka thënë se serbët nuk mund ta pranojnë aq lehtë shtetësinë e Kosovës, përderisa, sipas tij, një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar nuk beson se ky shtet do të ekzistojë pas disa vjetësh.

“Mendoj që problemi nuk është te ajo se pse një pjesë e madhe e minoritetit serb nuk e njeh shtetin e Kosovës, problemi qëndron më tepër te komuniteti shqiptar, për të cilin është krijuar shteti i Kosovës, i cili e sheh Kosovën me skepticizëm. Kam disa dhjetëra baste me njerëz që lidhen me mua, se pas tre vitesh, 10 vitesh apo pas 20 vitesh nuk do të ekzistojë shteti i Kosovës, që do të thotë se njerëzit nuk besojnë në shtetin e Kosovës.

Si do ta bindim minoritetin serb, i cili nuk mund ta pranojë aq lehtë një realitet të ri, s’mund ta pranojë aq lehtë shtetin e Kosovës, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk kanë besim se shteti i Kosovës do të ekzistojë”, ka thënë Spahiu në Info Magazinë.

Spahiu po ashtu shtoi se vendet e QUINT-it po i bëjnë presion komunitetit serb në Kosovë, që ta njohin shtetësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat