Takimi Kurti-Vuçiq / Deklarohet Borrell: Takimi nuk ishte normal, nëse situata eskalon...

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiq / Deklarohet Borrell: Takimi nuk ishte normal, nëse situata eskalon...

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 07:52 Përditësuar në ora: 17:29 më 18.08.2022
Foto nga takimi në Bruksel

Borrell: Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm

"Nëse situata eskalon, edhe pala kosovare por edhe ajo serbe, janë përgjegjëse", ka deklaruar sot shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, pas përfundimit të raundit të sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo meqë as në këto diskutime të sotme mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk u arrit ndonjë marrëveshje, përcjell Kkosova.tv.

”Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm”, është shprehur ndër tjera Borrell.

Borrell: Sot nuk arritëm marrëveshje, por negociatat do të vazhdojnë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe gjatë rundit të ri të mbajtur më 18 gusht.

Por, ai tha se palët janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vazhdim, pasi siç u shpreh "ende ka kohë" dhe se BE-ja "nuk heq dorë" nga insistimi që dy shtetet të arrijnë kompromis.

“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi i historisë. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.

Borrell tha se takimet e sotme në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk ishin "takime të zakonshme", por "takime për menaxhimin e krizës".

Diskutimet në Bruksel vijnë tri javë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, teksa serbët ngritën barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Kurti dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, gjatë 18 gushtit zhvilluan dy takime.

Po ashtu, para takimit të parë trilateral dhe pas tij, BE-ja ka mbajtur takime të ndara me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë.

As Kurti dhe as Vuçiq ende nuk i janë drejtuar mediave për takimet e sotme në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t'i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

"Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi", tha Petkoviq.

Kjo ishte hera e parë që brenda një dite u mbajtën dy takime trepalëshe në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Rundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky rund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.

Është e pasigurt nëse Kurti dhe Vuçiq do të kthehen në ndërtesën e BE-së për të vazhduar bisedimet. Sipas burimeve jozyrtare, ky opsion nuk përjashtohet dhe pala evropiane po vazhdon përpjekjet.

Në ndërtesën e BE-së ku është zhvilluar dialogu ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

 

​Përfundoi raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Në Bruksel ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka zhvilluar takime ndaras me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, drejtori i të ashtuquajturës zyrën për Kosovën, Petar Petkoviq në një prononcim të shkurtë për media tha se sa i përket këtij takimi presidentit serb do të dalë në konferencë për media.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do t’i drejtohet gazetareve sot. Ai mbetet ende në Bruksel me shpresë se do të arrihet një kompromis. Ajo që është e rëndësishme, dua të them se ne jemi përpjekur për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi, pikërisht për këto çështje, dhe për këto çështje presidenti Vuçiq mbetet edhe për një kohë në Bruksel. Nesër me t’u kthyer në Beograd, presidenti Vuçiq do t’i drejtohet opinionit. Kjo do të jetë një ndër paraqitjet më të rëndësishme.”, tha Petkoviq.

Më pas u pa Vuçiq duke u larguar nga vendi i takimit pa u prononcuar për media.

Takimi i parë i ditës së sotme u mbajt në orën 10:30, ndërsa më pas u raportua se Kurti dhe Vuçiq zhvilluan takime ndaras me përfaqësuesin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Escobar.

Petkoviq thotë se s’ka “kompromis” në Bruksel dhe se Vuçiq s’do të flasë sot

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka folur për takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Duke mos zbuluar shumë, ai tha se “s’ka kompromis” dhe se Vuçiq sot refuzon të dalë para mediave.

“Ne menduam se është e mundur të arrihet një kompromis. Askush nga delegacioni ynë nuk do të flasë”, tha Petkoviq, raporton Tanjug.

“Ne menduam se ishte e mundur të arrihej një kompromis”, shtoi ai derisa tha se “Beogradi luftoi për paqe”.

Petkoviq njoftoi se Vuçiq nesër do t’u drejtohet mediave.

Dialogu Kosovë-Serbi, ‘Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel’

Sot në Bruksel është duke u mbajtur takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ky takim po ndërmjetësohet edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.

Petar Petkoviq ka njoftuar se pas përfundimit të këtij takimi, Vuçiq do të qëndrojë edhe një kohë në Bruksel dhe nesër ai pritet t’i drejtohet publikut.

“Pas përfundimit të takimit trepalësh, Vuçiq do të qëndrojë edhe një kohë në Bruksel, nesër në mbrëmje ose pasdite do t’i drejtohet publikut”.

Delegacioni serb largohet nga ndërtesa e BE-së

Në Bruksel ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin.

Presidenti i Serbisë u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t'i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

"Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi", tha Petkoviq.

Rundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky rund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.

Në ndërtesën e BE-së ku është zhvilluar dialogu ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

Filloi raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Ka filluar raundi i dytë i takimit trepalësh ndërmjet përfaqësuesve të BE-së me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më herët, veçmas, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë biseduar me Vuçiqin dhe Kurtin.

Në Bruksel më herët ka përfunduar takimi i parë trepalësh mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ndërmjetësve evropianë në dialog, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Në takimin trepalësh mori pjesë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

​Kurti shtrëngon duart me Borrell, ky i fundit përmend takimin me shefin e NATO-s

Para takimit trepalësh në Bruksel, Kurti është përshëndetur dhe fotografuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Ata kanë shtrënguar duart derisa Borrell i ka përmendur Kurtit takimin që ky i fundit e ka zhvilluar dje në selinë e NATO-s me shefin e kësaj aleance, Jens Stoltenberg.

Video

Borrell: E keni takuar dje sekretarin e përgjithshëm të NATO-s?

Kurti: Po, po.

Borrell: Kam lexuar në gazeta, dhe ju jeni gati të dërgoni më shumë trupa në ...

Kurti: Nëse është e nevojshme po.

Borrell: Eja tash, nuk do të jetë e nevojshme.

Kurti: Edhe unë kështu shpresoj.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimeve që ka zhvilluar dje ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, dhe me presidentin e Serbisë, ka thënë se misioni i KFOR-it do të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

Ai gjithashtu ka kujtuar se KFOR-i është misioni më i madh jashtë territorit të NATO-s, me rreth 4.000 ushtarë dhe sipas tij prezenca e KFOR-it në veri mund të rritet nëse është e nevojshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në kryeqendrën evropiane ku pas takimit me shefin e NATO-s të mbajtur të martën, ai sot po zhvillon takime në kuadër të raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi.

Përfundon biseda trepalëshe, vazhdojnë takimet ndaras me BE-në

Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Takimi në Bruksel, BE e prezanton Kurtin si lider opozitar dhe jo si kryeministër

Në takimin që është duke u mbajtur në Bruksel midis Kurtit dhe Vuçiq-it, Bashkimi Europian e ka prezantuar Kurtin si lider të opozitës dhe jo si kryeministër, raporton Gazeta10.

“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd – Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Kujtojmë se ky takim po mbahen në Bruksel pas një periudhe të tensioneve dhe destabilitetit në veriun e Kosovës ku grupet serbe në veri kishin bllokuar rrugët si shenjë kundërshtimi ndaj paralajmërimit për vendosjen e masave të reciprocitetit në dokumente të kalimit dhe në targa. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat