Takimi Kurti-Vuçiq / Deklarohet Borrell: Takimi nuk ishte normal, nëse situata eskalon...

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiq / Deklarohet Borrell: Takimi nuk ishte normal, nëse situata eskalon...

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 07:52 Përditësuar në ora: 11:37 më 18.08.2022
Foto nga takimi në Bruksel

Me Coca-Cola e hamburgerë priten Kurti e Vuçiq në Bruksel

Ka nisur të mbahet takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ky takim ka filluar të mbahet me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.

Por çfarë iu shërbyer atyre në tavolinën e bisedimeve?

Nga pamjet që ka siguruar mund të vërehet se atyre iu është shërbyer Coca-Cola dhe hamburgerë.

Pa shtrëngim duarsh dhe pa shikim sy më sy, Kurti dhe Vuçiq nisën takimin në Bruksel

Ka nisur takimi i nivelit të lartë dialogues në mes të Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në nisje të takimit nuk ka pasur as shtrëngim duarsh, por nga pamjet e publikuara, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Vuçiq nuk janë shikuar as në sy.

Ky takim ndërmjetësohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili përkrahet nga Miroslav Lajçak, i Dërguar i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
 

Pamje nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ky takim do të ndërmjetësohet edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.

BE-ja ka publikuar pamje nga takimi që po mbahet.

Image

Vuçiq deklarohet nga Brukseli, shpreson të ndodhë kjo gjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Bruksel Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav” se shpreson në zgjidhjen e problemit me Kosovën, edhe pse për këtë, sipas tij, ekzistojnë pak shanse.

“Fillimi i bisedimeve për problemet thelbësore në Kosovë. 

Shpresoj për një zgjidhje, edhe pse nuk besoj fare”, shkroi Vuçiq.

Nis takimi, Borell publikon fotografi me Kurtin e Vuçiqin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, ka njoftuar për fillimin e takimit të nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Kryediplomati evropian ka publikuar fotografi me dy liderët, duke thënë se pas tensioneve të fundit në veri ka ardhur koha që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë.

“Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borell.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.

Deputeti rumun frikësohet nga një konflikt Kosovë-Serbi, vjen me një thirrje për Vuçiqin

Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një marrëveshje sot në Bruksel ka deklaruar deputeti i Rumanisë në Parlamentin Evropian, Vlad Gheorghe.

“Nuk mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinentin tonë”, shkruan ai.

“I bëj thirrje Aleksandar Vuçiqit të bashkëpunojë me 🇪🇺 & #NATO dhe të ndërpresë lidhjet me #PutinWarCriminal” shkruan ai në Twitter.

Image

 

Takimi Kurti-Vuçiq/ SHBA i del në krah Kosovës, Kina e mbështet Serbinë

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Një ditë më herët, Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-së dhe Bashkimit Evropian (BE).

Deklarata më precize ka qenë ajo e të dërguarit të  Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar – sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës të ruhet.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka deklaruar Escobar.

Siç Kosova merr mbështetje nga SHBA-ja, Serbia e ka atë nga Kina.

Të mërkurën në Twitter ka reaguar ambasadorja e Pekinit në Beograd, Chen Bo. Ajo në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tha se “Kina e mbështetë sovranitetin e Serbisë në Kosovë”, diçka në kundërshtim me verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Presidenti Vuçiç dhe unë përsëritëm sot mbështetjen e ndërsjellë të dy vendeve tona për çështjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, duke theksuar gatishmërinë për të përmirësuar më tej projektet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh”, tha Chen Bo në Twitter pas takimit me Vuçiqin, ka raportuar Tanjug.

Pikërisht, SHBA-ja dhe Kina janë në një fazë, ku raportet nuk i kanë aspak të mira – shkak i situatës në Tajvan si dhe pasiviteti i Kinës ndaj Rusisë për sa i përket pushtimit në Ukrainë.

Sot mbahet takimi Kurti-Vuçiq, mund të ketë marrëveshje

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.

Zyra e informacionit e BE-së ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq do të fillojë në orën 10:30, me pjesëmarrjen edhe të emisarit special evropian për dialogun Miroslav Lajçak. 

Takimi do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren, thuhet në njoftim. 

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në EbS.

Kryeministri Kurti dje në Bruksel ka zhvilluar takime me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg.

Kurti ka thënë se nuk ka ndonjë mënyrë tjetër përveç zbatimit të vendimit, kur është pyetur nga gazetarët në Bruksel nëse është e mundur tërheqja nga vendimit për targat e lëshuara nga Serbia. Ai ka theksuar se implementimi i vendimeve është në dobi të të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat