Ligji për paga, Nagavci: Punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes

Aktuale

Ligji për paga, Nagavci: Punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:10
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria Kosovës që e ka prioritet arsimin.

Ajo në një postim në Fcebook, ka shkruar se në projektligjin për paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak.

“Me rastin e hartimit të projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI-t, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Nagavci.

Sipas saj, ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.

Ndër të tjera, sipas saj, Projektligji i pagave sjell:

“Koeficient të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve. Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët. Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale. Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore. Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.

Angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor me 1 shtator”, shkruan Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat