Seferi: Mediat serbe paraqesin delegacionin e tyre si palë konstruktive, Kosovën si destruktive

Aktuale

Seferi: Mediat serbe paraqesin delegacionin e tyre si palë konstruktive, Kosovën si destruktive

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:46
Idro Seferi

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se takimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, po përcillen me shumë vëmendje nga mediat e Serbisë.

Seferi, tha se të njëjtat palën serbe e paraqesin si konstruktive ndërsa Kosovën si palë destruktive dhe të pa interesuar për arritje të marrëveshjes.

“Ka një raportim të vazhdueshëm rreth bisedimeve në Bruksel, theksi kryesor i mediave këtu është që Serbia shkon në këtë takim si palë që është e gatshme për të biseduar si palë që paraqet stabilitetin në Ballkan që pala kosovare është ajo që dëshiron të nxisë konflikte dhe të dëbojë serbët nga veriu i Kosovës”.

“Gjatë ditës së sotme kryeministrja e Serbisë, Ana bërnabiq ka folur për media duke thënë që kryeministri Albin Kurtit nuk i leverdisë të ketë paqe me Serbinë dhe nuk dëshiron të ketë kompromis. Po, ashtu se kryeministri Kurti ka një plan konkret për të dëbuar serbët dhe se Serbia ka shkuar në takim që në çdo mënyrë të arrijë paqe në Ballkan dhe për ta ruajtur qetësinë”.

:Ideja e mediave në Serbi është që ta paraqesin delegacionin serb si palë konstruktive në këtë proces dhe palën kosovare si ata që nuk duan të arrijnë marrëveshje. Por, duket se megjithatë vëmendja është duke shkuar drejt asaj që do të ketë marrëveshje sot apo jo”, tha Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat