Borrell: Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm

Aktuale

Borrell: Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Nëse situata eskalon, edhe pala kosovare por edhe ajo serbe, janë përgjegjëse, ka deklaruar sot shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, pas përfundimit të raundit të sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo meqë as në këto diskutime të sotme mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk u arrit ndonjë marrëveshje, përcjell Kkosova.

”Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm”, është shprehur ndër tjera Borrell.

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se nga takimi që patën sot kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

”Të pakënaqur, por sot nuk kemi arritur asnjë marrëveshje akoma”, u shpreh mes tjerash, Borrell në adresimin e tij pas takimit, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka thënë se për mospajtimet e deritashme, mes të të dyja palëve, ka kohë që të gjendet një zgjidhje deri më 1 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat