“Amerika sot i dha ‘shkelmin e fundit’, për këtë qëndrim serbët janë qartë, po lehin, po ulërojnë si bishat e Karpateve”

Aktuale

“Amerika sot i dha ‘shkelmin e fundit’, për këtë qëndrim serbët janë qartë, po lehin, po ulërojnë si bishat e Karpateve”

Nga: H.O. Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:52
Pamje nga takimi

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’ ka folur sot rreth takimit të realizuar në Bruksel.

Ai thotë se Kosova është me fat që ka në dialog Kryeministrin Albin Kurti, njeriun që nuk lëshon pe kur është në pyetje mbrojtja e Kosovës, dhe jo si Thaҫi, Mustafa apo Ҫitaku, sepse dialogu do të kishte përfunduar moti.

“Jemi me fat që e kemi në dialog njeriun i cili nuk lëshon pe kur është në pyetje mbrojtja. Poashtu është me fat që në dialog nuk e kemi më Hashim Thaçin, Isa Mustafën apo edhe ndonjë Vlora Çitaku sepse dialogu me Serbinë kishte mbaruar moti. Këtë e theksova duke e pa parasysh pozicionin, nyjen, ngërçin për të cilët është lidh pala serbe e udhëhequr nga njerëzit kriminelë me ideologji fashiste siç është Vuçiq i cili e ushqen për çdo ditë popullin e vet me nacionalizëm ekstrem si ne kohën e Millosheviqit i cili nuk donë paqe por do marrëveshje kompromisi nga Kosova duke e marrë, siç thotë ai, "copën e vet qe  i takon", kurse në media paraqitet si njeri i cili e do paqen, anipse i ka duar e përlyera me gjak”, thekson ai.

Maxharraj thotë më tutje se kryeministri Kurti kërkon vetëm atë për çka edhe janë marrë vesh reciprocitetin për targat dhe dokumentet të cilën gjë Serbia po e aplikon që nga viti 2011, por që atëherë askush nga liderët në dialog nuk reagoi për këtë lëvizje të njëanshme të Serbisë.

“Kurti nuk lëshon pe kur është në pyetje mbetësia e Kosovës e as të formimit të "një mini shteti në shtetin e Kosovës". Në këtë ai e ka përkrahjen e shteteve të QUIN-it e sidomos përkrahjen e Amerikës që këtë edhe sot sikur më parë e theksoi Escobar në Bruksel. Nga ky qëndrim serbët janë qartë, po lehin, po ulërojnë si bishat e Karpateve sepse ju ka has sharra në gozhdë, sepse Albinin nuk mund ta thyejnë siç vepruan me paraardhësit e tij. Në fund jemi me fat që e kemi në dialog njeriun i cili nuk lëshon pe kur është në pyetje mbrojtja e sovranitetit dhe inegritetit të vendit. Poashtu dyfish me tepër është më fat që Kosova në dialog nuk i kemi më Hashim Thaçin, Isa Mustafën apo edhe ndonjë Vlora Çitaku sepse dialogu me Serbinë kishte mbaruar moti, ngjajshëm siç e përfunduan me Çakorrin”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat