Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s viziton FSK-në

Aktuale

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s viziton FSK-në

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 21:05
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në vizitë komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në vizitë komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell.

Të dy gjeneralët kanë vizituar Regjimentin e Mjekësisë të Komandës së Logjistikës së FSK-së, ku sipas njoftimit, është duke u realizuar trajnimi në ngritjen e kapaciteteve të mjekësisë në FSK, ku trajnimin përgatitor të ekipit të dytë të FSK-së është duke e kryer Garda Kombëtare e Iowa-s

“Vizita ka vazhduar në Regjimentin e Qëndrueshmërisë së Komandës së Logjistikës, për të parë nga afër kapacitetet e kësaj njësie dhe mundësitë e ndihmës dhe ngritjes së kapaciteteve me standardet më të larta të ushtrive moderne. Vizita e gjeneralit Corell në Kosovë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim për të parë nga afër aktivitetet e njësive të FSK-së, gjithashtu edhe vizita në vendet historike e kulturore”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Më tej, në njoftim thuhet se vizita e Gjeneral Major Ben Corell në FSK ka rikonfirmuar edhe një herë që ShBA-të vazhdojnë të jenë mbështetëse e palëkundur në avancimin e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat