Tha se ishte ditë e vështirë për Serbinë në Bruksel, Luljeta Aliu i reagon Aleksandar Vuçiqit

Aktuale

Tha se ishte ditë e vështirë për Serbinë në Bruksel, Luljeta Aliu i reagon Aleksandar Vuçiqit

Nga: A.ZH Më: 18 gusht 2022 Në ora: 22:56
Luljeta Aliu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, ka thënë se sot ishte ditë e vështirë për Serbinë.

Ai ka thënë se nuk mund të thotë nëse përpjekjet ishin të suksesshme.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lamë pas nesh. Ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin. Nuk mund të them nëse përfunduar me sukses”, ka theksuar Vuçiq.

Atij i ka reaguar analistja politike në Kosovë Luljeta Aliu, përcjell Bota sot.

“Kur NATO e trajton Kosovën si shtet sovran, këtij i kujtohet intervenimi i 1999. O dorëzim, o bomba ka qenë atëherë. Ky e din mirë, kur bëhet vështirë”, ka shkruar Aliu në një postim në Facebook.

Takimi i sotëm mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat