Mediat e huaja raportojnë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Aktuale

Mediat e huaja raportojnë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 00:24
Zhvillimet në kryeqytetin belg i kanë përcjellë erdhe mediat ndërkombëtare

Brukseli ka qenë qyteti që ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.

Pas takimeve nën prezencën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.

Zhvillimet në kryeqytetin belg i kanë përcjellë erdhe mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar rreth mosmarrëveshjeve mes dyja shteteve.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dështojnë të shuajnë përplasjen Kosovë-Serbi”, ka raportuar mediumi francez, France24.

“Takimi i krizës pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan deutschewelle.

Euronews raporton se "Serbia dhe Kosova bien dakord për bisedime të mëtejshme për të ulur tensionet në Ballkan”.

Serbia dhe Kosova nuk arrijnë një marrëveshje për të ulur tensionet, por do të vazhdojnë të bisedojnë është titulli i gazetës zvicerane swissinfo.

“BE-ja nuk arrin të sjell një mirëbesim mes Serbisë dhe Kosovës”, shkruan spanjollja, elmundo.

Washington Post raporton se përfundon pa marrëveshje takimi Serbi-Kosovë i ndërmjetësuar nga BE.

Theksojmë se Borell ka deklaruar se do të ketë takime të tjera mes liderëve të dyja vendeve gjatë ditëve në vijim ndërsa Vuçiq shpreson se do të arrihet një marrëveshje kompromisi.

Qeveria thotë se Kurti në Bruksel prezantoi kapituj që duhet t’i përmbajë Korniza e Përgjithshme e Marrëveshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat