“Disa të tjerë me duar në gjepa takoheshin me Vuçiqin, e donin me nda Kosovën”/ Tomë Gashi “thumbon” ish-liderët

Aktuale

“Disa të tjerë me duar në gjepa takoheshin me Vuçiqin, e donin me nda Kosovën”/ Tomë Gashi “thumbon” ish-liderët

Nga: M.L. Më: 19 gusht 2022 Në ora: 10:24
Albin Kurti

Avokati Tomë Gashi ka komentuar paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit trepalësh që u zhvillua dje në Bruksel.

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se Kyreministri Kurti u paraqit në takim me dokumente të Republikës së Kosovës, derisa ish liderët shkonin me duar në gjepa në Bruksel.

Po ashtu ai rikujtoi edhe tendencat për ndarjen e Kosovës.

Albini me dokumente të Republikës së Kosovës.

Disa të tjerë me duar ne gjepa takoheshin me Vuçiqin, pastaj nga çështje “teknike” çështjen e shndërruan në çështje politike ne dëm të Republikës.

Pastaj s’u ndalën as me “çështje” politike dhe tentuan me nda Kosovën deri sa i ndali Amerika,

Pjesa tjetër është histori..!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat