Haradinaj-BE: Faleminderit për ndërmjetësimin, koha ta dorëzoni portfolion te presidenti Biden

Aktuale

Haradinaj-BE: Faleminderit për ndërmjetësimin, koha ta dorëzoni portfolion te presidenti Biden

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 13:10
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta dorëzojë procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në duart e Shtëpisë së Bardhë.

Një reagim i tillë i kreut të AAK-së vjen pas mungesës së progresit në takimet e djeshme në Bruksel që zgjatën për orë të tëra.

Haradinaj ka thënë se është momenti i duhur që të ndodh një gjë e tillë, dhe që presidenti Joe Biden të merret me procesin që duhet të çojë në marrëveshje finale dhe njohje reciproke.

Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema. Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi. Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat