Zëdhënësi i KEDS-it për reduktimet: Presim sot që të përmirësohet situata

Aktuale

Zëdhënësi i KEDS-it për reduktimet: Presim sot që të përmirësohet situata

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:16
Viktor Buzhala

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, ka deklaruar se këtë të premte pritet që të ketë përmirësim të situatës me energjinë.

“Ne ishim në pritje gjatë ditës së djeshme për përmirësim të situatës, nuk u bë dje – po presim sot”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se sistemi energjetik është në kolaps pasi që shumat e ndara për subvencionim të energjisë elektrike nuk janë ekzekutuar deri më tani.

“Na pret një dimër i vështirë pasi bëhet fjalë për një krizë energjetike që është globale. Ajo që na përket neve është kursimi pasi një pjesë të konsiderueshme të energjisë e prodhojmë vetë dhe për këtë duhet të kujdesemi në kursim. Kursimi është gjëja më e mirë”.

Çmimi aktual i një megavati rrymë në tregjet ndërkombëtare sillet rreth 600 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat