Vendet e Ballkanit nuk prodhojnë rrymë mjaftueshëm, por veç Kosova me reduktime

Aktuale

Vendet e Ballkanit nuk prodhojnë rrymë mjaftueshëm, por veç Kosova me reduktime

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka nisur me reduktimet e energjisë elektrike nga dita e hënë, 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.

Sikur Kosova që nuk ka kapacitete prodhuese mbi 70 për qind për nevojat e saj, edhe vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia nuk i plotësojnë nevojat e tyre për treg të brendshëm më shumë se 70-80 përqind dhe nuk kanë aplikuar ende asnjë kufizim ose reduktim të rrymës në vendet e tyre.

Në Maqedoninë e Veriut sipas Entit të Statistikave, 75.5 përqind e harxhimit të brendshëm mbulohet nga prodhimi. Po kështu, 70-75 për qind e nevojave për energji elektrike prodhohen edhe në Shqipëri.

Për rikthimin e zhurmave të gjeneratorëve pas shumë viteve në Kosovë për shkak të fillimit të reduktimeve të rrymës, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka kritikuar shoqërinë civile.

Sipas tij “mafia ballkanike” dhe të ashtuquajturit patriotët ambientalë bënë çdo gjë që Kosova të mos jetë e pavarur në aspektin energjetik.

Gërxhaliu thotë se dikush duhet të jep përgjegjësi për stagnimin e zhvillimit energjetik në Kosovë.

Gërxhaliu: Mafia Ballkanike dhe shoqëria civile lobuan kundër zhvillimit energjetik

“Betejën energjetike në Kosovë e ka fituar mafia ballkanike në relacion: Londër, Banjallukë, Beograd, Tiranë dhe Prishtinë që Kosovën e kanë shndërruar përkundër asaj që ka rezerva rekorde të thëngjillit. Kësaj ju ka bashkëngjit edhe shoqëria civile apo të ashtuquajturit patriotët ambiental, të cilët vërtet çdo gjë kanë bërë që Kosova të mos jetë e pavarur në aspektin energjetik. Në qoftë se nuk je e pavarur në aspektin energjetik s’i mund të jesh ekonomikisht e zhvilluar? Paradoksi më i madh është që Kosova kufizohet me vendet e Ballkanit perëndimor, ku Maqedonia prodhon 600 megavat orë energji elektrike me thëngjill, Mali i Zi prodhon afër 300 megavat me thëngjill, Serbia prodhon afër 5800 megavat orë rrymë me thëngjill, dhe Bosnja Hercegovina afër 3 mijë megavat. Dhe lind pyetja se a duhet të viktimizohet e të shkatërrohet ekonomia e Kosovës për fondet që fiton shoqëria civile për të lobuar kundër ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese dhe sot të jemi të varur nga importi. Kështu a mos qenka Kosova e izoluar me ndonjë mur nga diogsidi i karbonit i gjithë atyre termo e elektraneve që vijë në Kosovë. Besoj që është koha kur duhet të jep dikush përgjegjësi për stagnimin e zhvillimit energjetik në Kosovë për këtë situatë alarmante”, thotë ai.

Gërxhaliu thotw se pwr dallim nga Kosova, shtetet e rajonit kanw ditur të menaxhojnë situatën e krizës energjetike dhe nuk kanë reduktime të rrymës.

Gërxhaliu: Vendet e rajonit menaxhuan mirë krizën dhe sot nuk kanë reduktime

“Derisa patriotët ambiental në Kosovë janë kundër thëngjillit, edhe Serbia dhe Maqedonia veriore ofrojnë mundësi që të marrin thëngjill dhe të eksportojnë energji elektrike në Kosovë. Në qoftë se një shtet i ka të gjitha këto resurse natyrore dhe është i varur nga importi, dikush të jep llogari dhe përgjegjësi. Prandaj, derisa këto kanë kapacitete prodhuese e kanë më të lehtë për të menaxhuar situatën dhe nuk kanë reduktime. Por, brenga më e madhe është që Kosova ka ardhur para një akti të kryer, i ka vetëm dy alternativa ose të shtrenjtojë në mënyrë enorme energjinë elektrike që sot në tregun ndërkombëtarë është rreth 450 euro një megavat, ose të fillohet me reduktime. Dhe në qoftë se në muajin gusht kemi reduktime, si do të jetë nëntori e dhjetori”, thekon Gërxhaliu.

Ish-kryetari i OEK-ut, Gërxhaliu flet edhe për kapacitetet prodhuese të Kosovës dhe të shteteve të rajonit. Për shkak të futjes në remont të disa njësive, këto ditë KEK-u nuk po arrin të prodhojë energji më shumë se 507 megavatë në orë.

Gërxhaliu: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia mbulojnë 70 deri 80 përqind nevojat e tyre nga prodhimi

“Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia prodhojnë minimum 70 deri 80 përqind të nevojave të tyre për tregjet e tyre, mirëpo Kosova për për momentin është duke u ballafaquar me një krizë, sepse termoelektanat A dhe B janë në remont dhe për këtë është e vështirë që të bëhet prodhimi, dhe kjo e rritë edhe më tepër varshmërinë e Kosovës nga importi.

Sipas njoftimit të KOSTT, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat