“Ju pengon fakti se jam shqiptar” – ish-diplomati nga Kosova i reagon Abazoviqit

Aktuale

“Ju pengon fakti se jam shqiptar” – ish-diplomati nga Kosova i reagon Abazoviqit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:31
Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq sot ka zgedhur ta përmend më zëshëm përkatësinë e tij kombëtare në parlamentin e malit të Zi ku po diskutohet rrëzimi i tij nga karriga e kryeministrit.

“Ju pengon fakti që jam shqiptar”, tha ai derisa përplasej me deputetë nga partia e Milo Gjukanoviq.

Ndaj kësaj deklarata ka reaguar ish – diplomati Anton Berisha.

Abazoviq eshte shembulli me i mire i thenies se Machiavellit, se: “Politika nuk ka lidhje me moralin.”

Malazezët ia dhanë besimin të udhëheq qeverinë, ky e keqpërdori kur në mënyrë tinzare shtetësinë e historinë e Malit të Zi ua dha pritërinjvë me ekstrem të Kishës Ortodokse Serbe, e tash tradhëtinë e tij politike e shtetërore tenton ta shesë në emër të përkatësisë së tij shqiptare. Soj tipik otomano-bizantin që hilen e ka model të bërit politikë”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat