“Jo Dritan, por Zezan”, Luljeta Aliu e quan të dështuar dhe mjeran Abazoviqin

Aktuale

“Jo Dritan, por Zezan”, Luljeta Aliu e quan të dështuar dhe mjeran Abazoviqin

Nga: A.ZH Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:57
Dritan Abazoviq

Analistija e çështjeve politike në Kosovë Luljeta Aliu, e ka quajtur mjerim, tentimin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për të mbrojtur veten nga “gabimet trashanike”.

Ajo ka thënë se Abazoviq nuk i ka zhgënjyer vetëm shqiptarët, por edhe malazezët me flirtimin që po e bën me Serbinë, përcjell Bota sot.

“Sa mjeran tentimi i Dritan Abazoviqit me mbrojt veten nga gabimet trashanike, duke aluduar se mocioni ndaj tij u bëka vetëm pse është shqiptar.

Si shqiptar dhe si politikan që është, ai duhet ta dijë historinë e Malit të Zi që prej kohës së Zetës dhe që arsyeja e asimilimit të shqiptarëve që nga koha e Balshajve ka ndodhë pikërisht për shkak të Kishës Ortodokse Serbe. Substrati malazez nuk është sllav, por shqiptar me besim ortodoks.

Ai nuk i ka zhgënjyer vetëm shqiptarët, por edhe malazezët me flirtimin që po e bën me Serbinë.

Fshehja prapa të qenit shqiptar është tentim mjeran dhe i dështuar! Jo Dritan, por Zezan!”, ka shkruar Aliu, në një postim në Facebook.

Sot në Kuvendin e Malit të Zi, po mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Abazoviq, i cili humbi shumicën pas nënshkrimit të marrëveshjen me Kishën Serbe./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat