Ja kush na ka përfaqësuar!/ Pozhari publikon videon: Ja si tallej dikur Vuçiqi me Thaçin

Aktuale

Ja kush na ka përfaqësuar!/ Pozhari publikon videon: Ja si tallej dikur Vuçiqi me Thaçin

Nga: A.M. Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:39
Analisti Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas reagimeve të shumtë në lidhje me takimin Kurti-Vuçiq.

Ai në rrjetin social, Facebook publikoi një video nga koha kur Hashim Thaçi takohej me Aleksandar Vuçiqin.

“O të mjerët na! Prapë i keni mirë punët krahasuar me kush na ka përfaqësuar”, ishte mbishkrimi i videos që publikoi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ja se si tallej dikur Vuçiçi me Hashim Thaçin!

Vuçiç: Hashim, Frederika ma së shumti ka qef të përqafohet me ty. Shikoni qysh shtiret se nuk kupton serbisht, e flet serbisht si me qenë...

Hashim Thaçi e konfirmon: Ha ha ha

O të mjerët na! Prapë i keni mirë punët krahasuar me kush na ka përfaqësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat