Tali, Abazoviqit: Mistrec, shqiptarëve u pengon më shumë fakti se ti je shqiptar

Aktuale

Tali, Abazoviqit: Mistrec, shqiptarëve u pengon më shumë fakti se ti je shqiptar

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:53
Driton Tali

Dritan Abazoviq thotë se duan ta rrëzojnë në Mal të Zi se u pengon që është shqiptar. Dritan Tali, ish-këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, thotë se më shumë “na pengon neve shqiptarëve”.

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviqi, në seancën e sotme të thirrur për rrëzimin e tij, u ka thënë iniciuesve të mocionit se u pengon që ai është shqiptar.

Driton Tali, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-këshilltar i Kurtit, thotë se Abazoviq, më shumë u pengon shqiptarëve.

“Më shumë neve shqiptarëve po na pengon fakti që ti je shqiptar sesa që po ju pengon malazezëve, beso a! Mistrec!!!”, ka shkruar Tali.

Abazoviq tha sot para deputetëve që duan ta rrëzojnë se atyre u pengon që është nga komuniteti pakicë në Malin e Zi.

“Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”.

Partia e Presidentit malazez, Milo Gjukanoviqit, kishte paralajmëruar se do të niste mocion mosbesimi ndaj Abazoviqit, pasi ai e nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, duke përmbyllur një konflikt të gjatë në Malin e Zi.

Sipas demokratëve malazezë, Abazoviq kishte kryer tradhti ndaj vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat