U komentua shumë, zbulohet se për kë pozoi Kurti në Bruksel

Aktuale

U komentua shumë, zbulohet se për kë pozoi Kurti në Bruksel

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 18:16
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Bruksel. Në ditën e parë ka takuar Sekretarin e NATO-s, derisa në ditën e dytë është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Mes gjithë ngjarjeve e zhvillimeve në Bruksel, është komentuar edhe një video, ku Kurti shihet diku brenda një ndërtese në Bruksel teksa rregullohet dhe pozon përballë një fotografi.

Gjithë këtë ngjarje e ka vëzhguar nga afër ambasadori i Kosovës atje, Agron Bajrami.

Gazeta e famshme spanjolle “El Pais” e ka zbuluar se Kurti ka pozuar për ta, meqë në intervistën që kanë realizuar me Kurtin kanë vendosur fotografinë e cila shihet se është realizuar pikërisht në vendin kur Kurti shihej teksa merrte poza.

Pamjet KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat