Ministri Peci takoi homologen e tij sllovene

Aktuale

Ministri Peci takoi homologen e tij sllovene

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 20:15
Foto nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pranuar ftesën nga ministrja e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ushqimit e Sllovenisë, Irena Shinko për të marrë pjesë në Panairin e 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA, me ç’rast homologët e dyja vendeve realizuan një takim të frytshëm e përmbajtësor lidhur me sektorin e bujqësisë së të dyja vendeve.

Ministri Peci e falënderoi ministren Shinko për ftesën për mikpritjen, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në shumë sektorë, duke përfshirë këtu edhe sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.

Ata bashkëbiseduan rreth rëndësisë që sektori i bujqësisë ka për dyja vendet,  duke theksuar edhe sfidat e sigurisë ushqimore me të cilat po përballet e gjithë bota.

Njëherësh, ministri i BPZhR-së, Faton Peci e njoftoi ministren Shinko me angazhimet dhe prioritetet e tij me qëllim të avancimit të sektorit, si një ndër sektorët me potencial për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, dhe njëkohësisht e ftoi znj. Shinko që të vizitoj Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat