“Kosova në pozitë të favorshme”/ Analisti tregon se si duhet përfituar në dialogun me Serbinë

Aktuale

“Kosova në pozitë të favorshme”/ Analisti tregon se si duhet përfituar në dialogun me Serbinë

Nga: A.M. Më: 19 gusht 2022 Në ora: 22:11
Albin Kurti dhe Joseph Borell

Analisti Agon Maliqi ka komentuar takimin e mbajtur në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Kosova është në një poztë të favorshmë në dialog, pas rolit të fuqishëm që po e luan Amerika.

“Kosova duhet ta ndjek interesin e vet deri në maksimun, por duhet të sigurohet që qasja e saj për arritjen e synimeve të mos e cënojë interesin e NATO-s. Kjo nënkupton retorikë dhe qasje konstruktive në dialog si dhe gatishmëri për marrëveshje. Kosova e ka këtë mundësi sepse është në pozitë të favorshme negociuese dhe në një proces me rol të fortë amerikan”, deklaroi Maliqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Prioriteti i SHBA dhe NATO është që Ballkani të mbetet i qetë në këtë peridhë lufte në Ukrainë. Kjo për ta nënkupton pikë së pari ngushtim të hapësirës vepruese të Rusisë dhe kontrollit të saj politik mbi Serbinë. Kosova duhet ta ndjek interesin e vet deri në maksimun, por duhet të sigurohet që qasja e saj për arritjen e synimeve të mos e cënojë interesin e NATO-s. Kjo nënkupton retorikë dhe qasje konstruktive në dialog si dhe gatishmëri për marrëveshje. Kosova e ka këtë mundësi sepse është në pozitë të favorshme negociuese dhe në një proces me rol të fortë amerikan. Nxjerrja e çiftelijave nga ana e miltantëve dhe komentimi i negociatave të djeshme politike në Bruksel sikur të ishte një ndeshje boksi, kontribuojnë në krijimin e një fryme të rrezikshme aventuriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat