​Krasniqi: Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t'i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit

Aktuale

​Krasniqi: Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t'i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 12:09
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi përmes rrjetit social Facebook ka reaguar duke theksuar se, mbi 300 mijë nxënës po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe sot, e do të duhej të ishin në shkollë qe gati tri javë. Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t'i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit.

Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet! Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t'ua mohojë këtë vlerë, ka theksuar Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Mbi 300 mijë nxënës po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe sot, e do të duhej të ishin në shkollë qe gati tri javë. Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t'i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit.

Nga 1 shtatori, jeta e prindërve dhe mësimdhënësve është vështirësuar edhe më tej. Kjo bllokadë, që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së Qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente.

Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet! Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t'ua mohojë këtë vlerë. Janë po këta njerëz që edhe në periudha më të vështira kanë ruajtur dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Duhet t'i mirëkuptojmë, sepse janë prindërit tonë të dytë.

Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat