Dosja Brezovica: Bastiset shtëpia e pronarit të “Al Trade”

Aktuale

Dosja Brezovica: Bastiset shtëpia e pronarit të “Al Trade”

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 10:30
Bajram Gashani

Sot në mëngjes është bastisur shtëpia e Bajram Gashanit, pronarit të kompanisë ndërtimore “Al Trade”, të dyshuar për përfshirje në aferën “Brezovica”.

Rastin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku, në një deklarim për median.

Prokurori Maloku ka thënë se pronari i Al Trade “nuk është gjetur në shtëpi” gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga organet e rendit.

Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të aksionit “Brezovica” të Prokurorisë së Ferizajt.

Aksioni është zhvilluar në tri lokacione: Prishtinë, Podujevë dhe Fushë Kosovë.

Ndërkohë aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se po vazhdon operacioni policor ‘Brezovica 6’.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, tha Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat