Jasharaj u ankohet deputetëve: Jemi të shokuar me Kurtin

Aktuale

Jasharaj u ankohet deputetëve: Jemi të shokuar me Kurtin

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:18
Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në takimin me deputetët e komisionit për arsim, është shprehur se janë të shokuar me qëndrimet e kryeminstrit, Albin Kurti për barrikadim në qëndrime.

“Jemi të shokuar me takimin që kemi pasur këshilli grevist me kurtin dhe ministrin Murati zonjën Nagavci me atë që u tha pas takimit dy orësh me barikadim në qëndrime”, ka thënë Jaharaj.

Ai ka thënë se kërkesat e tyre ndaj qeverisë janë legjitime duke pasur parasysh kontributin e mësimdhënësve në shoqëri.

Jasharaj ka thënë se eksponent të pushtetit kanë shprehur tendenca për ta degraduar grevën duke i sulmuar edhe personalisht atë dhe anëtarët e këshillit grevist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat