“Çka janë këta filma?” – Limaj thotë se Kurti ka nis të flas si Vuçiqi

Aktuale

“Çka janë këta filma?” – Limaj thotë se Kurti ka nis të flas si Vuçiqi

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:45
Fatmir Limaj

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke u viktimizuar si presidenti serb, Aleksandar Vuciq. 

Limaj ka thënë se është marrë filmat që po i bënë kryeministri. 

“Sa takime i ka pasë me Vuciqin? Ka nis me folë sikur ai, me u viktimizu, se ai është mjeshtër i viktimizimit…

Çka janë këto viktimizime, çka janë këto filma, këta janë filma, marre prej një kryeministri, është me ta ofendu intelegjencën, kjo logjikë tregon sa plitko është ky njeri”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat