Vuçiqi kërcënon me luftë nga Nju Jorku / Në OKB i shpallë shqiptarët bashkëkriminel

Aktuale

Vuçiqi kërcënon me luftë nga Nju Jorku / Në OKB i shpallë shqiptarët bashkëkriminel

Nga: Idriz Morina Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:55
Aleksandër Vuçiq

Vëllazëria Rama-Vuçiq, po konfirmohet gjithnjë e më shumë. Atë që kemi dëgjuar ta thotë Rama për Serbinë, viteve të fundit, për herë të parë është kthyer në një nuancë, lavdërimi për Edi Ramën dhe Shqipërinë. Por, a ishte në të vërtetë ashtu, kur analizohen mesazhet veç e veç të Vuçiqit.

Sivëllai i Ramës, Vuçiqi, marrëdhëniet Serbi-Shqipëri, i ka vlerësuar si më të mira në shekuj, madje i ka në histori të gjatë të përbashkët.

“Këtë e di mirë, sepse ne tashmë kemi kapërcyer shumë barriera që qëndruan mes popujve tanë me vite dhe na kushtuan mijëra jetë dhe një të ardhme të humbur. Serbia dhe Shqipëria, p.sh., sot kanë marrëdhëniet më të afërta dhe më miqësore në të gjithë shekujt e tyre. Histori e gjatë e përbashkët në hapësirën e Gadishullit Ballkanik”, ka thënë Vuçiqi.

Rama e këndelli diplomacinë serbe!

Vuçiqi, nuk ka se si të mos i jetë mirënjohës Edi Ramës. Ky ka qenë shtylla mbajtëse dhe madje për këndelljen e diplomacisë serbe, e ndodhur në një rrezik të trysnisë perëndimore për shkak të mosbindjes për vënien e sanksioneve Rusisë.

Por, Edi Rama nuk ka qenë i mirë me Serbinë vetëm në këtë raport. Rama, ka treguar gatishmëri për çdo çështje që Serbisë i ka interesuar në raport me Kosovën.

Shqipëria ka heshtur dhe ka ndejtur neutrale, dhe madje shpesh ka favorizuar interesat e Serbisë në gjithë procesin e bisedimeve në Bruksel, që kur Rama erdhi në krye të Qeverisë së Shqipërisë.

Kulminacionin e arriti kur Edi Rama jo vetëm që e përkrahu projektin për ndarjen e Kosovës, përkatësisht dhënien e një pjese të veriut Serbisë, gjatë shkëmbimit të territorit, por edhe u bë faktori më shtytës, duke u munduar ta krijoj një iluzion se Shqipëria dhe Kosova po bashkoheshin.

Madje ai u mundua këtë projekt ta shtynte para, edhe pas arrestimit të Hashim Thaçit, në nëntor të vitit, dhe së bashku me njerëzit të cilët kishin qenë në bashkëpunim me ish-presidentin, me aleat në media, luftonin për një marrëveshje shkëmbimi territoresh.

Ideja e shkëmbimit të territoreve, ishte e ndërlidhur me zhbërjen e shtetit të Kosovës, pasi vetë shkëmbimi bëhej nën flamurin e bashkimit kombëtar. Si rezultat i zhbërjes së shtetit të Kosovës, do të dështonte gjykata speciale, pasi e themeluar nga Kosova, ajo nuk do të mund të ekzistonte pa shtetin e Kosovës!

Dhe me këtë besohej se do të arrihej, që Thaçi dhe të tjerët të shpëtonin nga ndjekja prej gjykatës speciale dhe dënimit prej saj.

Vuçiqi ende beson në ndarjen e Kosovës

Prandaj, Vuçiqi ende beson në projektin e ndarjes së Kosovës, duke e parë si një marrëveshje, Serbi-Shqipëri, për Kosovën duke besuar gjithnjë se qeveria e Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e Serbisë, ashtu sikurse është Rama aktualisht. Në këtë mënyra ajo do të arrij maksimumin e të mundshmeve.

“Ne tashmë kemi kapërcyer shumë barriera që qëndruan mes popujve tanë me vite dhe na kushtuan mijëra jetë dhe një të ardhme të humbur...”, me këtë Vuçiqi, viktimat e shkaktuara nga Serbia në Kosovë, i quan një barrierë e kapërcyer.

Duke folur në këtë mënyrë në OKB, ai po e paraqet Serbinë si një vend të pafajshëm, i cili u bombardua padrejtësisht nga Perëndimi, madje duke ia marrë Kosovën.

Ndërsa, gjenocidet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve, i quan ‘dëm i përbashkët’!

Si mund të jetë dëm i përbashkët, kur shqiptarët kurrë asnjë gjenocid, as dëbim masiv ndaj serbëve se kanë kryer.

Por, për këto deklarime të rrejshme, çuditërisht nuk e mori asnjë përgjigje zyrtare, as nga Kosova, se nga Shqipëria, si mund t’ia prishte, miku i Vuçiqit, Rama.

Po, si mund të pranohen, ‘dëme të kapërcyera’, rreth 10 gjenocide serbe të kryera ndaj shqiptarëve, miliona të dëbuar, që nga Sanxhaku i Nishit, në Kosovën e sotme, në Maqedoni, e madje edhe në krahinën e Lumës në Shqipëri, gjatë kohës së komunizmit në Jugosllavi dhe në luftën e fundit në Kosovë!

Madje Vuçiqi, gënjen edhe sa i përket historisë, duke i barazuar thuajse trashëgimitë tona në Ballkan: “Histori e gjatë e përbashkët në hapësirën e Gadishullit Ballkanik”!

Vërtetë histori e gjatë, por serbët janë shfaqur vetëm në shekullin e 18-të, si entitet i ri, ndërsa prejardhja e tyre është krejtësisht e dyshimtë, pavarësisht që sllavët filluan të vinin pas shekullit të gjashtë.

Shqiptarët janë trashëgimtarë të drejtpërdrejt të ilirëve, dhe parailirëve, dhe autokton që prej më shumë se 12 mijë vitesh, e edhe më shumë.

Pra, Serbia, publikisht e shpall vetën të pafajshme, dhe shqiptarët i barazon për nga fajësia me të, dhe në fund edhe historinë e autoktonisë shqiptare e mohon, apo e fshin dallimin e lashtësisë sonë dhjetëramijëvjeçare në këtë truall!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat