Ministri Krasniqi optimist për fuqizimin e raportit qendror dhe lokal

Aktuale

Ministri Krasniqi optimist për fuqizimin e raportit qendror dhe lokal

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 18:49
Elbert Krasniqi

Në kuadër të takimit koordinues, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka qenë nikoqir i takimit koordinues, ku kanë marrë pjesë Kryeministri Kurti, Ministri Murati, Zëvendësministrin Mjeku dhe Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

Fokusi i këtij takimi ka qenë diskutimi për bashkëpunimin në mes nivelit qendror dhe atij lokal. Gjithashtu, tema të tjera të cilat janë diskutuar në takim kanë qenë:

·         Reformat ligjore në nivel lokal;

·         Zhvillimi ekonomik lokal;

·         Agjenda e gjelbër;

·         Digjitalizimi i shërbimeve komunale;

·         Strategjia kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.

“Ky takim ka një rol me rëndësi për fuqizimin e raportit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal dhe vë theksin se MAPL, do të vazhdojë të mbështesë komunat me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët” thuhet në komunikatën e lëshuar nga MAPL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat