Memli Krasniqi: Edi Rama edhe këtë herë mbrojti vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj

Aktuale

Memli Krasniqi: Edi Rama edhe këtë herë mbrojti vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj

Nga: H.O. Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:29
Edi Rama

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka falenderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që sipas tij mbrojti vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.

Krasniqi shkruan se, kryeministri Rama përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.

Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat