Profesori universitar i reagon Memlit: Edi Rama ta mbroj Kosovën prej Serbisë më shumë se sa e mbron Thaҫin në Hagë

Aktuale

Profesori universitar i reagon Memlit: Edi Rama ta mbroj Kosovën prej Serbisë më shumë se sa e mbron Thaҫin në Hagë

Nga: H.O. Më: 24 shtator 2022 Në ora: 21:58
Memli Krasniqi, Edi Rama

Memli Krasniqi në një shkrim të tij në Facebook ka thënë se Edi Rama po mbronë vlerat e luftës së UҪK-së dhe udhëheqësve të saj. Mirëpo në këtë shkrim të Krasniqit, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyҫi.

Ai shkruan se Edi Rama së pari duhet ta mbrojë Kosovën prej Serbisë më shumë se sa e mbron Thaҫin në Hagë. Madje shkruan poashtu se po të ishte në Hagë ndonjë bashkëpunëtor i Rugovës, dmth, "armik" i Rexhep Qosjes, Edi Rama do ta kishte mallkuar!

Komenti i plotë:

I dashur Memli!

E kuptoj pozicionin tuaj dhe e quaj te justifikueshme nga pikepamja politike qe te beni vleresime te tilla! Por edhe ju e dini se nese ne Hage do te ishte ndonje bashkepunetor i Rugoves, dmth, "armik" i Rexhep Qosjes, Edi Rama do ta kishte mallkuar!

Ai po mbron kauzen e perbashket qe kishte me Thacin, kauze ne te cilen u farketua miqesia Rama-Thaci-Vuciq!

Ai duhet ta mbroje Kosoven prej Serbise me pare e me shume se sa mbron Thacin prej Hages!

Duhet t'ia kerkoni kete me kembngulje, sepse qendrimi i tij anti-Kosove po i kushton shme shtetesise se saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat