Përfundon mbledhja e Kryesisë/ Hoxhaj jep detaje për ligjin e pagave

Aktuale

Përfundon mbledhja e Kryesisë/ Hoxhaj jep detaje për ligjin e pagave

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 11:29 Përditësuar në ora: 13:21 më 26.09.2022
Kryesia e Kuvendi

Të enjten mbahet seanca plenare e radhës

Të enjten, më 29 shtator 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me përfaqësues të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.

Seanca e të enjtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Projektligjit për Anti dopingun dhe atij për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Në këtë seancë pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Pas përfundimit të seancës së re, Kuvendi do t’u rikthehet shqyrtimit të pikave nga seancat e papërfunduara.

Në mbledhjen e sotme Kryesia, konform përgjegjësive të saj shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. ​

​Hoxhaj: Nga janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi ligji i pagave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se qeveria dhe sindikatat duhet të bëjnë një zgjidhje për të filluar procesin mësimor ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi ligji i pagave që sipas tij do ta zgjidhte këtë problem.

Kemi pasur një seancë dhe debat parlamentar për çështjen e grevës, qëndrimi ynë ka qenë që të gjendet një zgjidhje e cila është e përkohshme që qeveria me sindiaktën të bëjnë zgjidhje afatshkurtë dhe prej 1 janarit të jetë në fuqi ligji i pagave i cili duhet ta zgjidh ketë problem”, ka thënë Hoxhaj.

Kuvendi do të mblidhet këtë javë për seancë të re si dhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Mblidhet Kryesia, vendos për interpelancën e ministrit Murati

Kryesia e Kuvendi në mbledhjen e radhë do të vendos për mbajtjen e seancës së re.

Në rend ditë është interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

Rendi i ditës:

I.    Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës, 
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
5.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
 Vendi: C301Koha: 11:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat