​Hoxhaj: Qeveria dhe sindikatat të bëjnë zgjidhje për ndërprerjen e grevës

Aktuale

​Hoxhaj: Qeveria dhe sindikatat të bëjnë zgjidhje për ndërprerjen e grevës

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 12:51
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se greva duhet të ndërpritet por njëkohësisht të plotësohen kërkesat të cilat i ka paraqitur sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se qeveria dhe sindikatat duhet të gjejnë një zgjidhje afatshkurtë në mënyrë që të fillojë mësimi ndërsa nga janari sipas tij duhet të hyjë në fuqi ligji i pagave.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Hoxhaj ka thënë se ligji i pagave do të duhej të zgjidhte këtë problem.

Hoxhaj: Qeveria dhe sindikatat të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës

Qëndrimi jonë si Parti Demokratike e Kosovës ka qenë që gjendet një zgjidhje e cila është e përkohshme dhe qeveria së bashku me sindikatën të bëjnë zgjidhje afatshkurtë, afatshkurtë do të ishte për muajin shtator, tetor, nëntor, dhjetor, dhe prej janarit të jetë në fuqi ligji i pagave, i cili do të duhej ta zgjidhte këtë problem, qëllimi jonë ka qenë dhe mbetët që nxënësit të kthehen në shkollë, greva të ndërpritet por të njëjtën kohë të plotësohen kërkesat të cilat i ka sindikata e arsimit. Ne jemi subjekt politik i cili nuk e luan rolin e zëdhënësit të sindikatës, mendojmë që kanë humbë shumë ditë të procesit mësimor. E mora kalendarin e ministrisë së Arsimit nëse nuk gaboj kanë humbur rreth 2 milionë orë deri më tash, viti i ka 185 ditë shkollor, dhe janë humb pothuajse 25 ditë mësim”, ka thënë ai.

Kuvendi Kosovës do të mblidhet këtë javë për seancë të re, si dhe vazhdimin e seancave të papërfunduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat