Gazetari shqiptar: Sipas marrëveshjes, Serbia dhe Rusia do të mbajnë takime të rregullta deri në vitin 2024

Aktuale

Gazetari shqiptar: Sipas marrëveshjes, Serbia dhe Rusia do të mbajnë takime të rregullta deri në vitin 2024

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 18:49
Gazetari, Idro Seferi

Gazetari, Idro Seferi përmes një lidhje direkte në “Info Magazinë”  ka folur për marrëveshjen Serbi-Rusi të nënshkruar në Nju Jork.

Ai ka thënë se sipas kësaj marrëveshje Serbia dhe Rusia do të mbajnë takime të rregullta deri në vitin 2024.

“Sipas asaj që është publikuar nënkupton që Serbia dhe Rusia do të mbajnë takime të rregullta deri në vitin 2024, kryesisht bëhet fjalë për Zëvëndësministrat e Jashtëm, për Sekretarët Shtetëror të Ministrisë së Jashtme të cilët do të mbajnë takime në Moskë dhe Beograd. Por, natyrisht përveç analistëve të cilët e vlerësojnë këtë marrëveshje si një largim, një hap prapa në integrimin evropian, poashtu ka reaguar edhe ambasadori amerikan, Christopher Hill i cili ka kërkuar që pret një sqarim nga Serbia se çka është nënshkruar këtu, edhe pse siç ka thënë dihet publikisht se çfarë është nënshkruar, por gjithsesi kërkon sqarime nga shteti serb”, u shpreh ai.

Ai tha se pos Amerikës, për këtë marrëveshje Serbisë i është kërkuar sqarime edhe nga Bashkimi Evropian.

“Poashtu ka reaguar delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd, pra ambasadori këtu ka thënë që ka pritur që Serbia të rreshtohet më shumë drejt politikave të Bashkimit Evropian dhe është duke firmosur një marrëveshje me Rusinë, në momentin që po zhvillohet lufta në Ukrainë, por edhe në momentin kur presidenti rus, Vladimir Putin po e kërcënon Evropën dhe po e kërcënon edhe Ukrainën me armë bërthamore të cilat sipas tij, kjo politikë nuk mund të shkojë në këtë mënyrë dhe Bashkimi Evropian pret poashtu sqarime dhe një orientim më të fuqishëm të Serbisë drejt politikave siç janë në Bruksel”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat