Demaliaj: Zoti ka dashur që Haradinaj të jetë gjallë

Aktuale

Demaliaj: Zoti ka dashur që Haradinaj të jetë gjallë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 00:54
Ramush Haradinaj

Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se i ka ardhur mirë që Ramush Haradinaj nuk ka reaguar pas deklaratave të Hysamedin Ferjat, këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti.

Feraj kishte bërë një shkrim që nga disa është interpretuar si pyetje se pse Haradinaj nuk ishte vrarë në luftë, por ishin vrarë vëllezërit e tij.

“Zotëri Haradinaj më vjen mirë që deri në këto momente nuk ka reagu. Më vjen mirë që personalisht nuk ka reagu sepse nuk duhet të shpërfaqet edhe të merret me deklaratat e këtyre njerëzve”, ka thënë Demaliaj.

“E në radhë të parë z. Feraj qysh sonte duhet t’u kërkojë falje bashkëfshatarëve të tij nga Godeni i Hasit se vetëm për një orë janë pushkatuar dhe janë masakruar mbi 16-17 qytetarë të fshatit Goden të Hasit. Ai duhet t’u kërkojë atyre falje. Zotëri Haradinaj luftën nuk e ka nisë edhe ato beteja nuk janë zhvillu për hir apo për inat të z.Feraj apo qeverisë Kurti por për lirinë e Kosovës.”

“Çështja më e ndjeshme është se e përmend vrasjen e vëllezërve të z. Haradinaj në luftë edhe ata nuk janë vrarë se Serbia ka zgjedhur kë ta vrasë apo kë mos ta vrasë por gjegjësisht gjithë këta luftëtarë që kanë shumë plagë në trup dhe shumë prej luftëtarëve dhe bashkëluftëtarëve të z.Haradinaj janë dëshmorë dhe heronj ndërkaq z Haradinaj i ka mbi 20 plagë në trup por Zoti ka dashtë që ai të jetë gjallë dhe shumë vëllezër dhe bashkëluftëtarë të tij por kjo nuk duhet të jetë pjesë e kontesteve të brendshme që ky ngërç politik edhe mospuna e qeverisë që qeveria nuk është t’u e kry punën e vet por po hap tema duke nxitur debate lidhur dhe goditur dhe njollosur dhe ofenduar vlerat sublime që janë ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat