LDK-ja sërish i bën thirrje Qeverisë të gjejë zgjidhje për të filluar mësimi

Aktuale

LDK-ja sërish i bën thirrje Qeverisë të gjejë zgjidhje për të filluar mësimi

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 11:40 më 27.09.2022
Jehona Lushaku-Sadriu

Lushaku-Sadriu: 318 mijë nxënës janë në shtëpitë e tyre sepse qeveria nuk është e gatshme të gjejë zgjidhje për ta

Kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë thirrje Qeverisë që të gjejë zgjidhje sa i përket grevës në arsim.

Ajo shtoi se është përgjegjësi e Qeverisë të hap dialogun për të shkuar drejt zgjidhjes, duke bërë thirrje që kryeministri Albin Kurti të dialogojë me Këshillin Grevist.

Madje sipas saj, LDK-ja është e gatshme që të ndihmojë në këtë kohë krize dhe ta përkrah edhe Ligjin e Pagave.

“318 mijë nxënës janë në shtëpitë e tyre sepse qeveria nuk është e gatshme të gjejë zgjidhje për ta. Ky komoditet nuk i takon asnjë Qeveri në botë. Ne nuk shohim justifikim që të vazhdojë situata e tille. Kjo qeveri nuk ka dëshirë për të dialoguar. Ne mendojmë që zgjidhja është aq e kërkuar saqë dialogu do të duhej të ishte me orë të tëra që sistemi arsimor të zhbllokohet”.

Më kryesorja është që mësimi të fillojë qysh nesër. Ne i bëjmë thirrje që Qeveria të marrë këtë punë seriozisht dhe të mos shkojmë deri në fund të muajit e që do t’i ndëshkonte mësimdhënësit”.

LDK ka qenë e gatshme të ndihmojë në këtë krizë. Ne përkrahim edhe Ligjin për paga që Qeveria do të duhej të procedonte shumë më herët në parlament. Ne kemi nevojë për Ligjin e pagave sa më shpejt”.

LDK mban konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca pritet të nisë në ora 11:00 teksa arsyejet e saj nuk janë bërë të ditura nga njoftimi i LDK-së.

Konferenca mbahet në selinë qendorore të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat