Osmani jep disa detaje të reja për dialogun Kosovë – Serbi/ Ky është paralajmërimi!

Aktuale

Osmani jep disa detaje të reja për dialogun Kosovë – Serbi/ Ky është paralajmërimi!

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 08:04
Bujar Osmani

Pas kthimit nga takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani tha para gazetarëve se do të japin kontributin e tyre për stabilitetin dhe tejkalimin e dallimeve në rajon.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut , Bujar Osmani tha se në takimet që pati në New York, me përfaqësuesit special të Shtetete të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav  Lajçak, kanë folur edhe për zhvillimet e reja në  dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pritet të ketë agjende të re në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne si fqinjë të parë të Kosovës dhe të Serbisë jemi të interesuar se si do të zhvillohen këto bisedime. Takimet me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Eskobar dhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian  Lajçak,ishin shumë të rëndësishme për t’i parë detajet dhe për të dhënë kontributin tonë për stabilitetin dhe për tejkalimin e dallimeve në rajon”, tha Bujar Osmani Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Ministri  Osmani deklaroi se Maqedonia e Veriut  nuk do ta njohë referendumin rus për aneksimin e pjesëve të Ukrainës.

Ai theksoi se kjo është shkelje klasike e së drejtës ndërkombëtare.

Këto komente Osmani i bëri në një takim me gazetarë ,pas kthimit nga Nju Jorku ku morri pjesë në Seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat